Japoni: pas 5 ditë kërkimesh ende asnjë shenjë nga fëmija i zhdukur mes arinjve

Kërkimet kanë hyrë në ditën e gjashtë, por nga fëmija i braktisur prej prindërve të tij në një pyll me arinj në veri të Japonisë si ndëshkim, nuk është mundur të gjendet ende asnjë shenjë. Forca të vetëmbrojtjes u janë bashkuan 180 policëve dhe civilëve që po kontrollojnë me kujdes përmes bimësisë së dendur në zonën në fjalë. Një gjuetar lokal ofroi ndihmën e tij në kërkimin e 7 vjeçarit Yamato Tanooka pasi gjurmë të freskëta ariu u zbuluan pranë vendit ku i mituri u zhduk të shtunën.

Prindërit e djalit fillimisht kanë thënë në polici se ai kishte humbur në kohën kur ata po mblidhnin bimë të egra të ngrënshme, por më pas rrëfyen se e kishin lënë atje qëllimisht pasi qëllonte me gurë njerëzit dhe makinat që në rrugë.

Prindërit e fëmijës pretendojnë se janë kthyer pas disa minutash për ta marrë fëmijën, por ai ishte zhdukur. Pylli ku ai ka humbur është aq i dendur e i thellë sa banorët e zonës rrallëherë hyjnë aty. Shtatë vjeçari ka qenë i veshur me një bluzë të lehtë me mëngë të shkurtra dhe xhinse në një kohë kur gjatë natës, temperaturat aty mund të zbresin deri në 7 gradë celsius.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet