Japonia 'rekord' për mospranimin e refugjatëve. Vetëm tre refugjatë për 2017

“Japonia ka pranuar vetëm tre refugjatë gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 pavarësisht numrit prej 8.561 kërkesash për aplikim azili. Vetëm 4 refugjatë janë pranuar gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar”, ka deklaruar Ministria e Drejtësisë. Human Rights Watch në muajin Janar e ka cilësuar japoninë si një vend “rekord mospranuesish dhe aplikimesh”. Ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara të cilat kanë pranuar dhe inkurajuar marrjen e emigrantëve për të rifreskuar forcën e punës, Japonia ka ngelur jashtë listës.

Ata që ndihmojnë dhe duan që Japonia të marrë një numur të madh azilantësh, argumentojnë vendimin e qeverisë se numri i vogël i pranimeve bëhet për shkak të ndryshimit të aplikantëve në vitin 2010, ku aplikantët duhet të punojnë të paktën 6 muaj para se të merret një vendim përfundimtar për ta. “Vendimi merret për shkak të rritjes së numrit të personave të ciët abuzojnë me procesin e statusit të refugjatit”, deklaron Yasuhiro Hishida, një zyrtar i cili kontrollon dokumentacionin e mbërritur në ministrinë e drejtësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet