Jim Yong Kim rinovon mandatin në krye të Bankës Botërore

Jim Yong Kim zgjidhet për herë të dytë në krye të Bankës Botërore. Kjo e fundit ka njoftuar se më 27 shtator, bordi ka vendosur të rinovojë mandatin e Kim në krye të këtij institucioni. Kreu i Bankës Botërore është doktor amerikan me prejardhje nga Koreja e Jugut. Ai ishte i vetmi kandidat për këtë pozicion. Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Kim u shpreh se Banka botërore është në rrugën e duhur për të eleminuar varfërinë ekstreme deri në vitin 2030 dhe për të rritur të ardhurat deri në 40 % për shtetet në zhvillim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet