Jo teste për koronavirus dhe jo karantinë për turistët që do të hyjnë në Greqi. Qeveria lehtëson turizmin vendas

“Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa bërë testin e koronavirusit dhe pa qëndruar në karantinë kur fluturimet ndërkombëtare të nisin më 1 Korrik. Por zyrtarët e shëndetësisë do të zhvillojnë teste kur mendojnë se është e arsyeshme dhe kur duhen bërë”, ka deklaruar kështu Ministrja Greke e Turizmit, Haris Theoharis.

Thoharis ka prezantuar mastat specifike për rivitalizimin e industrisë së turizmit, duke ndjekur një deklaratë televizive nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili paraqiti planin konkret për rihapjen e ekonomisë së vendit pas mbylljes për shkak të koronavirusit.

“Fluturimet fillimisht do të nisin dhe ulen nga aeroporti ndërkombëtar i Athinës më 15 Qershor, por procesi do të nisë totalisht në të gjithë aeroportet më 15 Korrik”, ka deklaruar kryeministri.

Turistët e parë do të vijnë nga vendet ku të dhënat epidemiologjike janë inkurajuese duke deklaruar edhe vendet e ballkanit sidomos Bullgarinë dhe vendet e europës veriore por edhe gjermaninë.

Theoharis ka shtuar se “autoritetet do të ngrejnë kapacietete shëndetësore për një seri destinacionesh turistike duke kryer teste dhe shpënë doktorë të specializuar, por edhe një plan operacional për të patur kontroll mundësitë e infektimit”. Në këtë plan do të përfshihen një hotel tip spitali, zona karantine dhe një ambjent shëndetësor për transferim të sëmurësh.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet