Johnson do të kërkojë Brexit-in në fund të muajit, projektligji në Parlament

Kryeministri Boris Johnson do të paraqesë një p/ligj ku i kërkon të zyrtarizojë Brexit-tin në fund të këtij muaji, parlamentit britanik.

Ligjvënësit e mbështetën p/ligjin pasi konservatorët e Johnson fituan shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme.

Johnson gjithashtu pritet të diskutojë mbi Brexit edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Londër.

“Ky do të jetë një vit fantastik për Britaninë e Madhe, pasi Brexit ofron mundësinë për të demonstruar potencialin e saj”, deklaroi Johnson.

Johnson tha se ”dëshironte të ndërtonte një qeveri popullore, duke respektuar përparësitë e njerëzve dhe dhënien fund të pasigurive, pakënaqësive që e kanë mbajtur këtë vend për shumë kohë”.

“Me 31 Janar do të jemi jashtë BE-së, të lirë të ndjekim kursin tonë si një komb sovran që rifiton kontrollin e parave tona, ligjeve tona, kufijve tanë dhe tregtisë sonë”, theksoi kryeministri Johnson. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet