Johnson: Pas sulmeve kundër ''Aramco'' qëndron Irani

Kryeministri britanik, Boris Johnson akuzoi sot Iranin se qëndron pas sulmeve kundër dy rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

Deklarata e sipërcituar u bë përpara gazetarëve, të cilët shoqërojnë Johnsonin në Nju Jork, ku ai duhet të takohet me presidentin iranian, Hasan Rohani. “Mund të them se Britania e Madhe ia atribuon Iranit, me shumë gjasa, mundësinë e sulmit kundër ‘Aramco’-s”, deklaroi lideri konservator, në bordin e avionit për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB, sipas agjencisë britanike të lajmeve, Press Association.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet