Jugu i Filipineve tronditet nga tërmet 6.5 ballë. Tërmeti i dytë i fuqishëm brenda javës

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë sipas shkallës Rihter ka tundur qytetin Tulunan në provincën Cotabato në jug të filipineve, duke qenë edhe tërmeti i dytë më i fuqishëm gjatë kësaj jave. Instituti filipinez për vullkanologjinë dhe sizmiologjinë, bën të ditur se lëkundjet ndodhën në orën 9.11 të mëngjesit në një thellësi 2 kilometra dhe 33 kilometra larg qytezës Tulunan.

Sipas po këtij instituti, tërmeti ka qenë me origjinë tektonike. Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në qytetin Kidapawan, Bansalan dhe Davao. Filipinet janë vend me aktivitet të lartë sizmik për shkak të pozicionit në paqësor tek “Rrethi i Zjarrit”, duke regjistruar thuajse çdo ditë tërmete edhe pse me magnitudë shumë të vogël. Qyteti Phivolcs regjistron një mesatare prej 20 tërmetesh çdo ditë dhe mbi 150 tërmete në vit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet