Juncker, anëtarësimi i Turqisë në BE nuk duhet të ndalet

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi se Turqia është një fqinj i rëndësishëm i BEsë dhe se negociatat për anëtarësimin e saj duhet të vazhdojnë. “Përkundër kërkesës së Parlamentit Europian, unë mendoj se nuk duhet të pezullohen negociatat mes të Turqisë dhe BE-së për anëtarësim”, thotë Juncker për Politico. Duke vënë në dukje se Turqia është një fqinj i rëndësishëm i BE-së, Juncker thotë se Turqia duhet të qëndrojë në rrugën e anëtarësimit të BEsë. Juncker tha edhe se procesi i largimit të Britanisë nga BE-ja (Brexit) është kompleks dhe me probleme të shumta, duke e krahasuar atë me një dhimbje koke.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet