Kanadaja në krizë për marijuanë dy ditë pas legalizimit të lëndës narkotike

Kanadezët kanë qenë tepër të lumtur për shkak të përdorimit tashmë të ligjshëm të marijuanës në vend. Por pikërisht pas dy ditësh, lënda narkotike ka nisur të mungojë. Policia ka shkuar të ndihmojë dyqanet për shkak të radhëve të gjata nga njerëz jo fort të kënaqur për shkak të mungesës së kanabisit. Bill Blair, ish-shef i policisë së torontos, ka deklaruar se kanadaja për momentin nuk është në gjendje të plotësojë nevojat e popullit me kanabis. “Ne e prisnim të ndodhte kjo, por nuk e mendonim se do të ndodhte brenda 24 orësh. Por ne kemi një infrastrukturë shumë të mirë në vend dhe jam i bindur se gjithçka do të rregullohet”, ka thënë ai për transmetuesin publik.

Ditën e mërkurë, kanadaja u bë vendi i parë i industrializuar dhe vendi i dytë në botë pas uruguajit, në legalizimin dhe përdorimin e kanabisit si pjesë e një procesi eksperimental për drogën. Sipas ligjit të ri, qytetarët janë të lirë të përdorin jo më tepër se 30 gram marijuanë në vendet publike dhe sejcili ka mundësi të rritë dhe kultivojë deri në katër rrënjë kanabis në ambjentet e banimit.

Marjuana si bimë mjekësore ka qenë e ligjshme në Kanada që prej vitit 2001 dhe qeveria e kryeministrit Justin Trudeau ka shpenzuar dy vjet kohë për rikrijimin e mundësisë së sotme. Sipas Institutit kanadez të statistikave, 5.4 milion kanadezë do të blejnë kanabis në 2018, ose gati 15 për qind e popullsisë. Qendra kryesore e marjuanës në Vankuver, deklaron se industria e kanabisit në Kanada ka fonde të mjaftueshme për prodhimin e lëndës narkotike nga 400 mijë deri në 500 mijë kilogram në vit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet