Kaos në aeroportet më të mëdha të botës. Prishet sistemi i fluturimeve

Sistemi i fluturimeve në të gjithë botën është kthyer sot në një tmerr të vërtetë, duke shkaktuar probleme të shumta në disa prej aeroporteve më të mëdha të botës. Shkak, mendohet të jetë njëri nga sistemet e kujdesit për pasagjerët. Pamjet e transmetuara në shumë media online, tregojnë pasagjerë të cilët shtyhen për të hipur në avion edhe pse ka shumë probleme. Por, megjithatë, deri tani nuk është ende e qartë se sa të gjata do të jenë ndalimet dhe nëse do të ketë probleme të tjera me udhëtarët.

Shkaku deri tani sipas ekspertëve, mendohet të jetë Amadeus Altea, pjesë e një software të cilin fluturimet e përdorin për të kontrolluar pasagjerët gjatë hyrje-daljeve si dhe duke i monituruar ata gjatë kohës së kontrollit. Ky sistem përdoret nga një numur tepër i madh fluturimesh, madje plot 125 të tilla, duke fluturuar në të gjithë globin. Ekspertët deklarojnë se softueri është duke u rregulluar por do të duhet ende kohë deri në rregullimin e tij përfundimtar.

Ngjarja në fjalë ka shkaktuar probleme të mëdha në disa prej aeroporteve më të mëdha në botë duke përfshirë Gatwick në Londër, Charles de Gaulle në Paris dhe Regan Airport në Washington DC. Probleme jo të pakta ka patur edhe për një numur të madh pasagjerësh në Singapor dhe Melburn të australisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet