Dhunë dhe të plagosur gjatë referendumit në Katalonjë. Policia spanjolle mundohet të bllokojë votimet

Lideri i katalonjës Carles Puigdemont, ka deklaruar se rajoni spanjoll ka fituar të drejtën e vetëqeverisjes duke u ndjekur nga referendumi i cili nisi dhe perfundoi me dhunë. Ai shtoi se të gjitha dyert janë të hapura për deklaratën e përbashkët të pavarësisë. Drejtuesit katalonjas, kanë nënvizuar se 90 për qind e banorëve kanë votuar pro pavarësisë këtë të shtunë. Gjykata Kushtetuese e spanjës e ka quajtur vlerësimin dhe referendumin të paligjshëm, ndërsa qindra persona janë plagosur teksa policia ushtroi forcë duke tentuar të bllokojë votimin.

Oficerët e policisë kanë bllokuar një pjesë të fletëve dhe kutive të votimit në vendet ku u zhvillua referendumi. “Në këtë ditë të vuajtjes dhe shpresës, qytetarët e katalonjës kanë votuar për të drejtën e pavarësisë së vendit të tyre në formën e republikës”, ka thënë në një deklaratë televizive Puigdemont.

“Qeveria ime brenda disa ditësh do të publikojë rezultatet e votimit të sotëm në parlamentin e katalonjës, atje ku varet edhe sovraniteti i popullit tonë dhe kjo gjë do të vijojë në bashkëpunim me ligjet e referendumit”. Presidenti katalan shtoi se Bashkimi Europian nuk mund të vazhdojë të shohë vendin e ri në mënyrë tjetër.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet