Katalonja shpall pavarësinë dhe e pezullon: në pritje të takimit me Rajoy

Situatë e tensionuar politike në Spanjë. Krerët e kabinetit qeveritar spanjoll do të mblidhen, për të folur rreth firmosjes nga ana e krerëve të Katalonjës të një dokumenti, që shpall pavarësinë e njëanshme të këtij rajoni spanjoll. Ata ndërkohë kanë pezulluar shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, në pritje të një takimi me Rajoy, nëpritje për sot. Qeveria spanjolle e cila drejtohet nga konservatori Mariano Rajoy, do të vendosë se çfarë masash do të marrë, pas seancës parlamentare katalanase. Përballë presioneve të të gjitha palëve, përfshirë edhe europianët, presidenti separatist i rajonit, Carles Puigdemont, premtoi se do të transformojë Katalonjën në Republikë të pavarur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet