Kërcënime me bombë në të gjithë rusinë. Mijëra evakuime në vend

Mbi 20 mijë moskovitë janë larguar nga 100 ndërtesa në kryeqytet duke përfshirë shkolla, ndërtesa qeveritare dhe stacione trenash. Një valë bombash do të përfshijë 50 zona të rusisë duke bërë që qindra e mijëra banorë të largohen nga qendrat e banuara dhe shumë qytete në Rusi.

Alexander Bortnikov, shef i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe inteligjencës ruse, deklaroi se “katër shtetas rusë brenda vendit dhe një tjetër jashtë vendit kanë përdorur linjat online duke telefonuar shërbime të ndryshme dhe duke i kërcënuar ata. Menjëherë 1500 persona janë detyruar të largohen nga 5 shkolla në Moskë pas telefonatës anonime, ku thirrësi deklaroi se janë vendosur disa bomba në rajon.

Mbi 6 mijë persona janë lëvizur nga 41 shkolla në periferi të moskës. Njëra nga dhomat e parlamentit rus Duma si dhe njëra nga qendrat më të mëdha tregëtare Marriot Grand Hotel, është kërkuar urgjentisht të boshatisen nga njerëzit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet