Kërcënimet e Koresë së veriut: Gjermania bën thirrje për vetëpërmbajtje

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme i kërkoi sot koreanoveriorëve dhe amerikanëve për vetëpërmbajtje pas përshkallëzimit të retorikës mes presidentit Donald Trump dhe Phenianit të cilët kanë kërcënuar njëri tjetrin me reprezalje ushtarake. “Ne po ndjekim me shqetësimin më të madh përshkallëzimin në retorikën përreth gadishullit korean, situata është shumë serioze. Shtimi i prepotencës nuk do të rrgullojë gjërat, rruga ushtarake nuk mund të jetë një zgjidhje”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë, Martin Schafer. “Për pasojë ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje”, shtoi ai. Donald Trump lëshoi kërcënime apokaliptike kundër Koresë së Veriut për shkak të ambicieve të saj ushtarake, duke i premtuar “zjarrin dhe zemërimin” ndërkohë që Pheniani synon të lëshojë raketa pranë territorit amerikan të Guam.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet