Kërcënim me jetë Kryeministrit Thaçi

Aktualisht Ministër i punëve të jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur është kërcënuar nga një prej organizatave më të rrezikshme terroriste në botë. Isis. Thaci kishte marrë një letër kërcënuese nga Shefi i grupit xhihadist të Shtetit islamik, Abou Bakr al-Baghdadi: “ishte një kërcënim me vdekje kundër familjes sime dhe kundër meje” tha ai duke shtuar se asnjë kërcënim nuk do ta pengonte të hiqte dorë nga lufta kundër ekstremizmit islamik. ”Rreth 300 shtetas të Kosovës i janë afruar vitet e fundit organizatave xhihadiste në Siri dhe Irak”, sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku rreth 50 veta janë vrarë dhe 120 janë rikthyer në vendin e tyre. Kosova miratoi, në mars 2015, një ligj që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet