'Këtu ka Covid-19'. Në Bolivi do të shkruhet në portën e shtëpisë të të infektuarve

Gjatë shekullit të 17-të, teksa murtaja e zezë vuri në gjunjë Europën, në disa vende të tjera vendosej kryqi në derë dhe portat e shtëpive me të sëmurë, për të sinjalizuar fqinjët për prezencën e virusit.

Katër shekuj më pas në kushtet e pandemisë së koronavirusit, në Bolivi mund të rrikthehet kjo “traditë” e cila u duk se po zhdukej. Sipas një urdhëri të lëshuar nga qeveria boliviane, në dy prej komunave më të rëndësishme të vendit me kryeqytetin La Paz dhe El Alto, duan të ndjekin urdhërin e ngritur, ku theksohet se mbi portat e atyre shtëpive që kanë të sëmurë me koronavirus dhe që nuk kryejnë karantinën të shkruhet “Këtu ka Covid-19”.

Njëra nga familjet e cila është nën shënjestër sepse i ka të gjithë pjestarët e infektuar, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë veprim për të fluturuar dikund tjetër. Këtë e ka deklaruar madje edhe vetë ministri bolivian i punëve publike, Ivan Arias, i cili ka cituar shembullin e një rasti ekstrem të mungesës së respektit për rregullat e pandemisë. Nuk mundet që të gjithë të merrnin një fluturim. Kjo do të sillte izolimin e detyrueshëm të të gjithë ekujpazhit të avionit. Tashmë ata ndodhen të gjithë në spital.

Qytetet La Paz dhe El Alto kanë aprovuar menjëherë idenë e minstrit, duke u justifikuar me faktin se kanë regjistruar shumë dhunime ligji nga ana e shëndetësisë. La Paz është një nga rajonet ku rregulli i karantinës së detyrueshmë është pjesë që nga kjo e hënë edhe pse mësimet në shkollë dhe universitete janë akoma të ndaluara ashtu siç janë të mbyllura restorantet dhe anulimi i të gjitha ngjarjee kulturore dhe sportive. Koronavirusi ka infektuar mbi 11.000 persona në Bolivi dhe mbi 300 viktima.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet