Kina akuzon SHBA-në: 'Asnjë qindarkë ndihmë, por vetëm virus politik'

Diplomati kinez Zhao Lijian, ditën e Shtunë ka ripostuar në rrjetin social Twitter disa prej postimeve të tij të mëparshme në të cilat sugjeronte se Covid-19 ka qenë brenda në SHBA prej disa kohësh. “Unë vërtet mendoj se Covid-19 ka qenë në Amerikë prej disa kohësh”, ka shkruar ai me emrin “The Lizard King”. “E kujtoni sa të sëmurë ishin të gjithë gjatë pushimeve të fundvitit dhe fillimit të janarit? Sa shumë thoshin që janë me grip dhe se asgjë nuk funksionoi”?

Tensionet midis Pekinit dhe Washingtonit u rritën shumë, pasi presidenti Donald Trump ka akuzuar kinën për përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Pavarësisht kritikave që vijnë nga të dyja palët, Trump e ka përsëritur disa herë racizmin si “virusi kinez”. Pikërisht nga ky shkak, aziatikët ose shtetasit me origjinë aziatike kanë patur sulme të forta raciste në shumë vende.

Që prej javës së kaluar, zyrtarët e pekinit duke futur edhe zëdhënësat e Ministrisë së Jashtme të vendit, Zhao Lijian dhe Hua Chunying, kanë nisur të futen shumë në Twitter. Zhao ka postuar ditën e premte në lidhje me transparencën që Amerika duhet të bëjë ndaj epidemisë, duke kërkuar më tepër shpjegime nga Washingtoni në lidhje me atë se Amerika mund të jetë ajo që ka sjellë virusin në Kinë.

“CDC është kapur në kurth. Kur pacienti zero u zbulua në SHBA? Sa persona janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve?”, ka shkruar ai në Twitter. “Mund të ketë qenë ushtria amerikane ajo e cila solli edhe epideminë në Wuhan. Amerika duhet të jetë transparente dhe të bëjë publike të dhënat”.

Vetëm një ditë më parë, të dy diplomatët piketuan sërisht SHBA-në në lidhje me gënjeshtrën për 100 milion dollarë që Shtetet e Bashkuara do të shpërndanin për vendet e goditura nga koronavirusi.

“Zyrtarët amerikanë deklaruan se do të ofronin shumën e 100 milion dollarëve për Kinën dhe vendet e tjera për të luftuar koronavirusin. Ne e falënderojmë popullin amerikanë për këtë ndihmë. Por sa për ta ditur, ne nuk kemi marrë as edhe 1 dollar nga qeveria amerikane”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet