Kina dërgon grupin e tretë të ekspertëve mjekësorë në Itali. Edhe 8 tonë materiale mjekësore

Një grup prej 14 ekspertësh nga procinca Fujian janë nisur me një avion charter sot për të ndihmuar vendin më të goditur nga koronavirus, Italinë. Grupi i ekspertëve do të japë ndihmë speciale për disa spitale dhe qendra infektivi nga vetë punonjësit e provincës Fujian dhe Anhui.

Ekspertët janë të specializuar në problemet e frymëmarrjes, ndihmës së shpejtë, sëmundjet infektive, kontrollin e infektimit spitalor, mjekësinë tradicionale kineze dhe infermieri. Ekspertët do të punojnë në rajonin e Toskanës.

Në bordin e avionit janë vendosur ede 8 ton materiale mjekësore të dhuruara nga provinca duke përfshrië 30 ventilatorë, 300 mijë maska mjekësore, 20 sete kontrollorë, 3 mijë veshje mbrojtëse dhe mbi 3000 medikamente dezifentimi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet