Kina kërcënon Boris Johnson ndaj Hong Kongut: 'Mos luaj me zjarrin. Do kesh pasoja'

Kina ka kërcënuar kryeministrin britanik Boris Johnson të “ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme”, pasi kryeministri Boris Johnson u ka ofruar 3 milion qytetarëve të Hong Kongut të drejtën për të jetuar në Britani. Johnson është shprehur se ai nuk ka patur asnjë zgjidhje tjetër përveçse t’u ofrojë vizë pasi parlamenti kinez aprovoi ligjin e ri për sigurinë kombëtare për Hong Kongun.

Ai u shpreh se ky vendim është “një gabim i madh” për autonominë e rajonit special administrativ në ligjin “një vend-dy sisteme”, ligj i cili u vu në zbatim pasi Britania ia dorëzoi Hong Kongun kinës në vitin 1997.

Nëse ligji kombëtar i sigurisë do të aprovohet nga qeveria qëndrore kineze, Johnson ka deklaruar se “qeveria e tij do të ofrojë fillimisht një vizë 12 mujorëshe për qytetarët e Hong Kongut të cilët më pas do të kenë mundësi të aplikojnë për pasaportë kombëtare britanike për një numur prej 3 milion banorësh”.

Johnson shtoi se “këtyre personave do t’u jepen të tjera të drejta emigracioni duke përfshirë të drejtën për punësim dhe ata do të kenë më pas të drejtat si shtetasit britanikë”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga qeveria kineze. Si kundërpërgjigje ndaj këtij kërcënimi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të kinës, Zhao Lijian, kërcënoi kryeministrin britanik “të mos luajë me zjarrin” ose do të përballet me probleme të forta.

“Historia e lidhjes me Hong Kongun nis që nga periudha e pushtimit, kolonizimit dhe trajtimeve jo të barabarta. Britania e Madhe në mënyrë flagrante thekson se legjislacioni ndaj Hong Kongut është autoritar. Mendoj se kjë është e vetmja fjalë për të përshkruar rregullat kolonizues në Hong Kong. Pas rrikthimit të tij në gjirin e vendit, banorët e rajonit special nisën të përfitojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e padiskutueshme.

Që të kenë kujdes me ato që thonë, urdhrojmë Britaninë e Madhe që “të mos luajë me zjarrin”, të heqë mendjen e Luftës së Ftohtë dhe mentalitetin e kolonizimit, të pranojë dhe respektojë faktin se Hong Kongu i është rrikthyer kinës si një rajon special administrativ.

Të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe normat bazë të qeverisjes dhe marrdhënies ndërkombëtare dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjen në punët e Hong Kongut dhe ato të jashtme të kinës. Përndryshe, do të ketë pasoja”, ka deklaruar Lijian.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet