Kina mbyll kufirin për të gjithë të huajt. Jo mundësisë së përhapjes së koronavirusit

Qeveria e Kinës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, ka vendosur “ndalimin e shtetasve të huaj brenda territorit të vet për një afat të pacaktuar “për momentin”, duke mos i dhënë mundësi përhapjes së Covid-19 nga ata që hyjnë brenda territorit të vendit nga vendet e prekura nga virusi ose duke kaluar tranzit prej tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Ministria e Jashtme Kineze deklarohet se,

- Ndalohet hyrja e të gjithë shtetasve të huaj që kanë:

1. Vizë ose çfarëdo lejë qëndrimi edhe gjatë periudhës së ndalimit të përkohshëm

2. Shtetasit që kanë kartën e biznesit të APEC

3. Shtetasit që do të hyjnë nëpërmjet porteve kryesore

4. Hainan “gjatë kohës pa vizë 30 ditore”

5. Vizë të nevojshme ekonomike, tregëtare, shkencore ose aktivitete teknologjike dhe agjencitë humanitare.

6. Vizat e tranzitit 24-72-144 orëshe

7. Vizat 15 ditore për turet dhe grupet turistike që hyjnë nga porti i Shanghait

8. Vizat 144 orëshe nga Guangdong.

Në listën e krijuar nga Ministria e Jashtme, nuk do të përfshihen ata që kanë:

1. Vizë diplomatike

2. Pasaportë shërbimi

3. Vizë kortezie

4. Vizë e tipit C

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme në RP të Kinës, “vendimi është marrë në diskutim të imtësishëm me të gjitha institucionet e vendit”. Vendimi për ndalimin e përkohshëm dhe masave të marra, është bërë për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së Covid-19 në vend për të gjithë personat të cilët vijnë nga vendet e prekura ose tranzit prej tyre drejt territorit të RP të Kinës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet