Kina tani me një president të përjetshëm

Kongresi Popullor Kombëtar miraton ndryshimet kushtetuese

Kina do të ketë në krye një president të përjetshëm, i cili nuk do të ketë mandat. Ky shtet ka aprovuar ligjin që lejon heqjen e kufizimeve të mandateve për liderin. Kjo lëvizje e lejon presidentin aktual, Xi Jinping, që të bëhet President i Përjetshëm. Ndryshimet kushtetuese u kaluan nga Kongresi i përvitshëm Popullor Kombëtar këtë të diel. Nga 2.964 votues në total, vetëm 2 delegatë votuan kundër, ndërsa tre të tjerë abstenuan. Në vitin 1990, Kina kishte miratuar ligjin që u lejonte presidentëve të qëndronin vetëm për dy mandate. Megjithatë, presidenti Xi doli kundër kësaj tradite gjatë Kongresit të Partisë Komuniste në Tetor të vitit të kaluar. Ai, konsolidoi fuqinë e tij politike dhe partia votoi për “ngjitur” emrin e tij dhe ideologjinë politike në Kushtetutën e partisë. Në këtë mënyrë, ai e ngriti statusin e tij në nivelin e themeluesit të partisë, Mao Ce Dun.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet