Kina urdhëron 'mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu brenda 72 orësh'

Vendimi merret pas mbylljes së konsullatës kineze në Huston të Teksasit

Kina deklaroi sot “mbylljen e punës dhe aktivitetit diplomatik të Konsullatës së Përgjithshme Amerikane në Chengdu dhe largimin e stafit diplomatik brenda 72 orësh nga Kina, si masë reciproke kundër vendimit të Departamentit Amerikan të shtetit për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Kineze në Hjuston të Teksasit”. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, në një komunikatë për shtyp, deklaroi se askush nuk do të donte të shihte rëninen kaq poshtë të marrdhënieve kino-amerikane, por masa e fundit e marrë nga Kina, tregon se nuk mund të tolerohen provokimet e fundit amerikane.

"Është shumë keq të shohësh mbylljen e konsullatave të të dyja vendeve. Megjithatë, shoqëria kineze e mbështet plotësisht vendimin e qeverisë. Së fundmi kanë qenë jo të pakta provokimet amerikane. Masa reciproke nga ana e Kinës është e bazuar në normat ndërkombëtare. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, delaron zëdhënësi.

Disa vjet më parë, as populli kinez dhe ai amerikan nuk mund ta imagjinonte këtë që ndodhi sot mes të dyja vendeve. Është tragjike të mendohet se çfarë vendimi dhe situatë ka sjellë Uashingtoni për vendin e vet.

”Dy vjet më parë, në mënyrë flagrante SHBA nisi luftën tregëtare kundër kinës. Është e qartë për të gjithë botën se forca politike në SHBA duan të mos shohin të mirën e marrdhënieve Kinë-SHBA, duke i shtyrë të dyja vendet në një luftë të ftohtë”, deklaron Wenbin. Vetëm disa orë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se “gati 50 vjet marrdhënie me Kinën duket se u shkatërrua, duke kërkuar ndryshim të marrdhënieve dhe përplasje me të”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet