Kleriku ortodoks grek, kërcënon ministren e edukimit. Përjashtim nga kisha nëse nuk tërheq deklaratën

Ish-peshkopi i Kalavriatas, Amvrosios, ka kërcënuar se “do të përzejë ministren greke të edukimit Niki Keremouse jashtë nga Kisha Greke Ortodokse, nëse ajo nuk tërheq deklaratën publike duke sugjeruar se Komuniteti i Shenjtë mund të jetë i rrezikshëm për përhapjen e pandemisë së koronavirusit”.

Në një kërcënim të fortë, Amvrosios ka akuzuar Kerameus për “blasfemi”, duke thënë se ajo ka deklaruar në televizionin grek Skai gjatë një interviste se “shkenca ka provuar se koronavirusi përhapet nëpërmjet ajrit, mbledhjes së komuniteteve, sidomos nga ata që pijnë nga e njëjta gotë nëpër takimet fetare”.

Në letrën kërcënuese të bërë publike, kleriku i kishës ortodokse greke, i cili është i njohur për retorikat e tij të ashpra, i ka dhënë ministres kohë deri ditën e Djelë të tërheqë publikisht deklaratën dhe të kërkojë falje për “krimin e rëndë fetar” ose do të përballen me ndëshkimin e kishës ortodokse.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet