Kokaina zbulohet nga gishtat. Britanikët punojnë për testin e ri

Nga Arben MANAJ - Londër

Duke përdorur atë që njihet në shkencë si “Rezolucini i lartë i spektometrisë masive”, teknologjia e rë përmes marrjes së shenjave të gishtave, mundëson sipas shkencëtarëve të universitetit të Saarit në Londër, zbulimin e saktë të përdoruesve të kokainës ose nëse një person i caktuar e ka prekur me dorë këtë drogë. Kjo teknologji e re zbulon praninë e drogës përmes djersës së marrë nëpërmjet gjurmës së gishtave. Teknika mësohet se ka nisur prej disa kohësh të përdoret në Angli.

Sipas shkencëtarëve për shkak të një molekule të pranishme në organizëm nga kokaina, u gjet në trup edhe pasi analizat e bëra nga personat e analizuar kishin lartë duart me sapun. Sipas të dhënave zyrtare nga Home Office, përdorimi i kokainës ka pësuar një rritje mjaft të madhe që nga viti 2013 kur rreth 13 për qind e britanikëve të moshës nga 16 deri në 59 vjeç e kanë përdorur kokaninë gjatë vitit të kaluar.

Tregu i kokainës në Britaninë e Madhe mendohet të jetë në shifrën e 1 miliard stërlinave. Studimi i bërë nga mbeturinat e gjetura pas përdorimit të ujit, është zbuluar se rreth 23 kilogram kokainë e cilësuar drogë e klasit të parë, përdoret çdo ditë në Londër, sasi e cila është sa dyfishi i çdo qyteti tjetër europian. Londra dhe Bristol janë ndër katër qytetet e para europiane me shkallën më të lartë të përdorimit të kokainës në gram për 1 mijë vetë gjatë një dite.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet