Kolera po bën kërdinë në Yemen, nuk ka vende nëpër spitale

Të tjerë armiq kërcënojnë civilët jemenitë. Pas bombardimeve, janë të tjera sëmundje dhe viruse që po krijojnë viktima. Një milion e gjysmë fëmijë kanë vdekur deri tani dhe mbi 370 mijë të tjerë janë në gjëndje të rëndë. Epidemia e kolerës që ka nisur nga 6 tetori është duke u përhapur me shpejtësi të madhe. Tre javë nga sinjalizimi i parë, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Traik Jasarevic, ka thënë se shifrat e fundit të cilat sapo i kishte marre në dorë ishin duke u rritur. "Nuk dihet si do të përballohet kjo situatë, por mund të them se gjëndja është alarmante”, tha ai. Lufta e cila që prej 18 muajsh ka shkaktuar mbi 10 mijë të vdekur dhe miliona të plagosur, nuk ka mëshirë për spitalet pasi vendet janë shumë të kufizuara. Sipas UNICEFit, mbi 7 milionë fëmiljë kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. “Mbi 10 mijë fëmijë të moshës nën 5 vjeç janë në gjëndje tepër të rëndë për shkak të sistemit tepër të keq shëndetësor. Shumë prej sistemeve shëndetësore kanë ndaluar së punuari dhe një përqind e të gjitha qendrave për vaksinim dhe mbajtes së vaksikanve janë të mbyllura”, shton zëdhënësi Christophe Boulierac.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet