Kolumbia përkujton tragjedinë e Armeros ku vdiqën 23 mijë njerëz

Kolumbia ka përkujtuar 32 vjetorin nga tragjedia e Armeros, fatkeqësia më shkatërruese natyrore që ka ndodhur në historinë e vendit të Amerikës së Jugut, ku vdiqën 23,000 njerëz. Tragjedia ndodhi në mëngjesin e 13 nëntorit 1985, kur shpërthimi i vullkanit Nevado del Ruiz vrau mbi gjysmën e 40.000 banorëve të qytetit të Armeros. Llava që shpërtheu nga vullkani shkaktoi shkrirjen e akullnajave dhe të dëborës, duke rritur rrjedhjen. Sot qyteti është një varrezë e shkretë plot me kryqe dhe varreve të shpërndara në terren. Siimboli i tragjedisë ishte historia e Omayra Sánchez, një vajzë e vogël e bllokuar në baltë me këmbët e saj të ngulitura në një strukturë betoni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet