Komandanti i avionit vdes gjatë fluturimit. I bie infarkt në kabinë teksa pilotonte

I ka rënë infark teksa pilotonte avionini në kabinë. Pikërisht për këtë, është kërkuar ulje urgjente nga Airbus A320 VP-BLH, pasi komandanti dhe njëri nga pilotët e kompanisë ruse Aeroflot, ka vdekur nga ataku gjatë fluturimit. Ai ishte duke pilotuar në lartësinë e 3000 kilometrave lartësi, teksa i ka rënë infarkt.

Avioni ishte duke udhëtuar nga Moska në Anapa mbi Detin e Zi, por është dashur të bëjë ulje urgjente në Rostov, nga ku në moment në bordin e avionit janë ngjitur mjekët specialistë për të ndihmuar pilotin, por nuk është arritur të bëhet gjë për të pasi gjithçka kishte mbaruar. Në bordin e avionit ndodheshin 150 pasagjerë dhe 7 persona të ekujpazhit, për fat të mirë të gjithë në gjendje të mirë shëndetsore edhe pse të tmerruar.

Në moment gjatë fluturimit është kërkuar ndihma e ndonje mjeku tek pasagjerët nga njëri prej pjestarëve të ekujpazhit dhe menjëherë është dhënë njoftimi për ulje urgjente. Për fat të keq, komandanti i avionit nuk arriti të mbijetojë dhe sipas analizave të para, vdekja ka ndodhur për shkak të një ataku në zemër ose trompoze.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet