Koreja e veriut provokon sërish: Japonia rrit buxhetin për mbrojtjen

Koreja e veriut është shprehur e gatshme të zhvillojë testin e saj të gjashtë nuklear. Lajmi u dha sot nga zv.Ministri koreanojugor i mbrojtjes Suh Choo-suk, gjatë një seance në Parlament. Nga ana tjetër, ministri i mbrojtjes japoneze ka kërkuar një rritje me 2,5% të bilancit të vet (40,5 miliardë Euro).

Avionë bombardues amerikanë kanë ndjekur sot seanca stërvitore në qiejt e Koresë së jugut, se bashku me anije luftarake koreanojugore, si shenjë force kjo pas lëshimit të një rakete balistike nga Pyongyang, gjatë kësaj jave. Dy shefat e diplomacive amerikane dhe ruse kanë rënë dakord, në një bisedë telefonike, se situata e krijuar nga Koreja e veriut përbën një "shkelje serioze të rezolutave të Okb-së".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet