Koreja e Jugut deporton 2 koreano-veriorë. Vranë 17 persona në një anije peshkimi

Koreja e Jugut ka deportuar dy peshkatarë nga Koreja e Veriut, pasi janë dyshuar se kanë vrarë 16 persona të ekujpazhit si dhe kapitenin e anijes përpara se të hynin në ujërat e koresë së jugut. Ky është deportimi i parë për koreano-veriorët që pas përfundimit të luftës në vitin 1953. Sipas Ministrisë së Ribashkimit, “kriminelët nuk mund të njihen si refugjatë nën ligjin ndërkombëtar. Qeveria pasi ndoqi konsultimet e departamentit të emigracionit, vendosi t’i deportojë ata”, është shprehur zëdhënësi i ministrisë Lee Sang-min.

Të dy personat e arrestuar janë të moshës 20 vjeç dhe ata ndodheshin në ujërat territoriale në datën 2 nëntor. Sipas hetuesve të vendit, të dy peshkatarët ndodheshin së bashku me 17 persona të ekujpazhit në një anije peshkimi e cila ishte larguar nga porti i Kimchaek në lindje të brigjeve koreane. Të dy në bashkëpunim edhe me një person të tretë, arritën të vrasin kapitenin e anijes në tetor, duke u shprehur se ai kishte abuzuar ndaj tyre.

Më pas ata kanë vrarë edhe 15 anëtarët e tjerë të ekujpazhit për të humbur gjurmët, ndërsa trupat e tyre i hodhën në një cep të anijes. Ata u kthyen në portin Kimchaek, teksa peshkatari i tretë u arrestua. Kaluan sërisht në kufirin koreano-verior me një varkë të vogël peshkimi duke u arratisur më pas në jug. Roja bregdetare e koresë së jugut, arriti t’i arrestojë më 2 nëntor pas disa gjuajtjesh me armë e cila zgjati për gati dy ditë.

Policia e Koresë së Jugut i riktheu të arratisurit më 7 nëntor në kufirin e fshatit Panmunjom ku ndahen të dyja koretë. Vendimin për deportimin e tyre, Ministria e Ribashkimit e justifikon se ata nuk mund të quhen refugjatë sepse dyshohen për vrasje, nuk kanë bërë krim politik, por janë rrezik për qetësinë dhe rendin publik.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet