Koreja e Veriut dënon me vdekje Donald Trump

“Populli i Koresë së Veriut, e ka dënuar presidentin amerikan Donald Trump me vdekje”, sipas një materiali në njërën nga gazetat shtetërore. Në artikull shkruhet se Trump ka ofenduar vendin teksa ka sharë liderin suprem të vendit si “diktatorin e keq”, përgjatë turit të tij në Azi. “Për këtë shkak ai duhet vrarë”, sugjeron artikulli. “Krimi më i rëndë për të cilin ai nuk do të falet kurrë është ai i sharjes dhe uljes së dinjitetit të liderit suprem. Ai duhet ta dijë se është një kriminel i keq, i dënuar me vdekje nga populli korean”.

Artikulli shkruan mes të tjerash se Trump është treguar shumë i keq kur nuk ka pranuar të shkojë për vizitë në kufirin koreano-verior, vendim i cili është marrë për shkak të kohës së keqe. Por në artikull thuhet se “Trump ishtë jashtë mase i frikësuar të përballej me trupat tona jashtë mase të forta”.

Në Seul gjatë vizitës shtetërore, ai shpërndau një paralajmërim për Korenë e Veriut duke thënë se “nuk duhet nënvlerësuar dhe nuk duhet luajtur me amerikën”. Por ai, gjithashtu, theksoi se është i hapur për një dialong me Kim Jong-Un. Në përfundim të turit të tij në Azi, Trump ka shkruar në rrjetin social Twitter se “pse Kim Jong-Un më sulmon duke më thënë i vjetër, kur unë nuk i kam thënë asnjëherë se ai është i shkrutër dhe i trashë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet