Koreja e Veriut mund të udhëheqë testin më të fuqishëm bërthamor kundër ShBA

Koreja e Veriut mund të udhëheqë testin më të fuqishëm, kundër SHBA, atë të bombës me hidrogjen në Paqësor. Kjo është hipoteza e shprehur nga Ministri i jashtëm i Koresë së veriut Ri Yong-ho, lidhur me deklaratat e liderit Kim Jong-un, i cili po shqyrton iniciativa të reja si përgjigje ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump dhe kërcënimit të tij për "shkatërrimin total" në vendin aziatik.

"Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i bombës me hidrogjen në Paqësor", tha ai, në New York. Kim e quajti Trump "të çmendur" dhe shtoi se presidenti amerikan "do t'i paguajë " kërcënimet e tij. Kim ka akuzuar Trump se nuk është i aftë për të mbuluar rolin e "komandantit të përgjithshëm të një vendi". Udhëheqësi i Koresë së Veriut e përshkroi presidentin e SHBA si "një mashtrues dhe një bandit, të etur për të luajtur me zjarrin".

Fjalimi i presidentit amerikan e bindi Kim se "rruga që kam ndërmarrë është e saktë dhe unë do ta ndjek atë deri në fund".Diktatori aziatik shtoi se ai "po mendonte intensivisht për përgjigjen që duhej dhënë". Gjithsesi, "Trump do të paguajë shumë për fjalimin e tij në të cilin ai kërcënoi shkatërrimin total të Koresë së Veriut".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet