Koreja e Veriut i kërkon ndihmë Australisë kundër SHBAsë

Koreja e Veriut i ka dërguar një letër australisë dhe disa kombeve të tjera, duke u kërkuar atyre ndihmë kundër Donald Trump. Një kopje e kërkesës e dërguar nga ambasada koreano-veriore në Indonezi tek përfaqësia australiane në vendin aziatik, është shpërndarë nga Ministria e Jashtme. Në të jepen kritikat ndaj Trump dhe principit të tij kryesor “Amerika e para”, pa anashkaluar sulmet ndaj vendeve të tjera, si dhe ndihmën që shumë vende i kanë dhënë atij për sanksionet e paligjshme kundër liderit suprem Kim Jong-un dhe popullit të tij.

“Nëse Trump mendon të merret me Korenë e Veriut, një fuqi bërthamore përmes kërcënimeve për luftë, ka bërë gabim të madh. Gjithçka është shprehje e injorancës së tij”, lexohet në letrën kërkesë. “Komiteti për punët e jashtme të vendit tonë, kërkon mundësinë e bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të tjera të cilët në zemër kanë idealin e pavarësisë, drejtësisë dhe paqes”, shkruhet në këtë letër.

“Kërcënimi nga ana a presidentit amerikan për shkatërrimin e koresë së veriut, është i barabartë me kërcënimin e shkatërrimit të botës së brendshme”, përfundon letra e nisur nga qeveria koreano-veriore. Letra i është drejtuar parlamentit australian nga ana e Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të koresë së veriut.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet