Koronavirusi ka rritur dhunën ndaj grave

Çdo orë, gjashtë gra vriten në botë nga një partner, ish-partner ose familjar. Bllokimi i vendeve për shkak të pandemisë, ka bërë që situata të jetë kritike në shpërthimin e dhunës. Në momente jo krize, një në tre gra vuan dhunën nga duart e partnerit. Në media mbi 100 gra humbin jetën çdo ditë të vrara nga personat që i kanë më të afërt. Në disa vende europiane, abuzimet janë rritur me gati një të tretën e dhunës së mëparshme.

Është e vështirë të kesh një ide fikse mbi impaktin e pandemisë mbi dhunën ndaj grave në Europë. Të dhënat nuk vijnë të mbledhura vetëm nga dhuna sistematike. Në Itali, dhuna ndaj grave ka arritur në 11 vrasje në javë.

Edhe në Spanjë shumë gra janë vikitima të dhunës. Katër gra janë vrarë gjatë kohës së mbylljes së pandemisë. Në Girona është mbajtur edhe një përkujtimore për viktimat. Që nga janari, numri i vrasjeve ndaj grave ka shkuar në shtatë për një javë, por burime jozyrtare deklarojnë se mund të jetë dyfishi i numrit të deklaruar.

Në Francë shoqata “Femrat e dhunuara nga dora e ish-ve” duket se bën edhe llogaritë e viktimave. Janë me dhjetëra që nga fillimi i vitit. Shumë prej grave deklarojnë se nuk ndihen shumë të mbrojtura nga drejtësia. Agresorët lëshohen pas disa kohësh nga policia dhe më pas risulmojnë sërisht.

Tridhjetë e katër vendet e Këshillit të Europës, kanë ratifikuar “Konventën e Stambollit”, një instrument që furnizon me informacion skemat në 360 gradë për marrjen e informacionit ndaj masave për mbrojtjen më të mirë të vikitimave nga dhuna. Dhuna e jashtme dhe ajo fizike mund të godasë çfarëdo moshe. Një kujdes më i madh i shoqërisë dhe autoriteteve mundet të shpëtojë më shumë jetë dhe të ngrejë këtë shpresë në një tjetër nivel.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet