(foto lapresse)

Trump mund të heqë sanksionet ndaj rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump mund të urdhërojë heqjen e sanksioneve kundër rusisë gjatë bisedës së parë zyrtare që do të ketë nesër me kreun rus Vladimir Putin. Kjo u la të kuptohet nga këshilltarja e presidentit Kellyanne Conway. "E gjitha kjo është në fazën e konsiderimit" deklaroi në një intervistë për Fox news. "Nëse Vladimir Putin do ti bashkohet SHBAve për një bisedë serioze për mënyrën si mund të mundet terrorizmi dhe islamizmi radikal, apo nëse një komb tjetër ka burimet dhe do ti bashkohet SHBAve për të mundur islamizmin radikal, atëherë në jemi gati ta dëgjojmë", shtoi.

Presidenti amerikan Donald Trump do të ketë një bisedë telefonike nesër me homologun e tij Vladimir Putin. Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane, të cilat citojnë një burim të administratës së presidentit amerikan. Kjo është biseda e parë që të dy krerët do të bëjnë me njëri-tjetrin që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale. Zëdhënësi i kremlinit po ashtu ka konfirmuar lajmin. "Po, e konfirmoj", tha ai për agjencinë e lajme Tass.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet