Krerët më të lartë botërorë i japin lamtumirën e fundit ish presidentit Shimon Perez

Liderët më të lartë izraelitë dhe botërorë, i dhanë lamtumirën e fundit ish presidentit Izraelit, Shimon Perez. ‘Një njeri i madh i botës’. Kështu e ka nisur fjalimin e tij kryeministri Izraelit, Benyamin Netayahu. Më tej ai ka shtuar: ‘Forca është vetëm një mjet, ndërsa paqja dhe zhvillimi për ne dhe fqinjët tanë është obiektivi final’. Këto fjalë Netayahu i tha teksa kishte drejtuar dorën nga presidenti Abu Mazen i ulur në rreshtin e parë, i cili viziton për herë të parë Izraelin që nga viti 2010. Në ceremoninë e varrimit janë të pranishëm liderët mëm të mëdhenj botërore, duke nisur nga Obama, kryeministri italian, Mateo Renzi, princi Karl i Anglisë. Për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë, qindra rrugë janë mbyllur, ndërsa janë angazhuar 8mijë agjentë.

Ditën e djeshme 50 mijë persona marshuan përpara arkivolit të tij, të ekspozuar përpara Knesset-it. Shimon Perez konsiderohet si babai i fundit themelues i Izraelit. Ish presidenti izraelit, i cili ka marë çmimin Nobel për garantimin e paqes në Lindjen e Mesme, do të prehet në varrezat kombëtare, Mount Hersl në perëndim të Jeruzalemit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet