Kreta goditet nga tërmet 6.1 ballë. Sizmiologët 'pllakat tektonike nuk kanë lidhje me tërmetin në Shqipëri'

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë sipas shkallës Rihter, ka tundur brigjet e ishullit të madh të kretës në Greqi. Lëkundjet u ndjenë në orën 9.23 minuta të mëngjesit, rreth 74 kilometra në veri-perëndim të qytetit Hania, në thellësi prej 71 kilometrash.

Sipas zyrtarëve të rajonit, deri tani nuk ka patur viktima në njerëz dhe dëme materiale, ndërkohë që një pjesë e madhe e banorëve të zonës kanë dalë jashtë banesave nga frika e lëkundjeve të tjera. Tërmeti është ndjerë në gjithë peloponezin dhe attikën.

Sipas sizmologut Efthyimios Lekkas, në një deklaratë dhënë për median lokale “tërmeti i sotëm në Greqi nuk ka lidhje me atë që ndodhi një ditë më parë në Shqipëri, pasi pllakat tektonike janë larg njëra-tjetrës”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet