Kriza e Koresë së Veriut: Shefi politik i OKB në vizitë të rrallë në Phenian

Shefi i çështjeve politike të Kombeve të Bashkuara do të mbërrijë në Pyongyang të martën për një vizitë të rrallë. Udhëtimi nga Jeffrey Feltman vjen pas 6 vitesh që kur një zyrtar i lartë i OKB vizitoi Phenianin. Vizita e fundit ishte kur ish shefi i ndihmës së OKB-së Valerie Amos udhëtoi atje në tetor 2011. Koreja e Veriut kishte çar një ftesë në OKB në shtator për një dialog politik. Ky takim vjen Koreja e Veriut gjuajti raketën e saj më të fuqishme balistike ndërkontinentale, duke pretenduar se mund të godiste SHBA. Z. Feltman, do të jetë në Phenian deri të premten. Koreja e Veriut thotë se raketa e fundit është e aftë të arrijë Uashington DC. Një zëdhënës i OKB-së u tha gazetarëve se zoti Feltman do të takohet me zyrtarë të lartë duke përfshirë ministrin e jashtëm Ri Yong-ho. Ai nuk është planifikuar të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un. Udhëtimi i Z. Feltman vjen gjatë një periudhe të tensioneve të larta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet