Kryebashkiaku i dehur tenton t'i shpëtojë policisë duke u hequr si i vdekur

Shkeljet e rregullave të izolimit shoqëror, të cilat ndonjëherë shoqërohen me dënime shumë të rrepta, janë të zakonshme në shumë vende. Kjo gjë e ka bërë punën e policisë me impenjative dhe më të vështirë në parandalimin e ngjarjeve që mund të shkaktojnë përhapje të Covid 19 por edhe ndëshkimin e tyre që bëjnë shkelje. Por problemi më i madh është kur shkeljet i bëjnë njerez që duhet të japin të parët shembullin e ndjekjes së rregullave të izolimit. Nga Peruja, aty ku Covid 19, po vret cdo ditë qindra njerez, vjen një rast gati gati qesharak. Po flasim për rajonin Huancavelica aty ku kryetari i një bashkie ka dhënë një shembull të keq.

Protagonisti i një tentative të dështuar për ti shpëtuar policisë dhe shkeljes së rregullave u bë Jaime Rolando Urbina Torres, kryetari i lokalitetit Tantarà. Teksa në vend është vendosur gjendja e jashtëzakonshme, kryebashkiaku vendosi të kalojë një mbrëmje me miqtë duke pirë alkool me bollëk në lokal. Sjellja e paligjshme dhe e papërgjegjshme e tij tërhoqi vëmendjen e qytetareve të thjeshte të cilët njoftuan policinë.

Por teksa kuptoi se po afrohej policia, Urbina Torres i cili ishte qartazi i dehur, u frikësua dhe kërkoi t'i shpëtojë kontrollit duke gjetur një zgjidhje qesharake. Ai shfrytëzoi arkivole të hapur që gjeti aty afër (të vendosur nga autoritetet në disa qëndra të bashkive për shkak të vdekjeve të shumta nga koronavirusi). Kryebashkiaku mori shembull nga një mik i tij, vendosi një maskë dhe u fut në arkivolin e hapur me shpresen se do të mashtronte agjentet. Mirëpo kjo shaka e shëmtuar dhe mashtrim nuk funksionoi dhe ai u shoqërua në polici sic treguan edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale. E jo vetëm kaq por tashmë këto imazhe janë bërë shumë virale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet