Kryeministri Cipras fiton votëbesimin në Parlament

Kryeministri grek, Aleksis Cipras fitoi sot në mbrëmje një votëbesim që kishte kërkuar në Parlament pas përçarjes së shumicës qeverisëse me ndasi të ndryshme për emrin e ri të Maqedonisë. Mocioni i besimit u votua nga shumica absolute e deputetëve (151), deputetët e partisë së tij të majtë ‘’Syriza’’ si dhe deputetë të pavarur, sipas një burimi zyrtar. Kryeministri grek Aleksis Cipras e kërkoi votëbesimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit, Panos Kammenos dhe grekëve të pavarur, lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Vitin e kaluar dy vendet ranë dakord për një të emër ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Marrëveshja është e nevojshme që Maqedonia të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO, por ajo duhet të ratifikohet nga parlamenti grek./Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet