Kryeministri kanadez Justin Trudeau përkulet në gjunjë gjatë manifestimit ndaj George Floyd

Kryeministri kanandez Justin Trudeau është ulur në gjunjë gjatë manifestimit “Jetët e zeza vlejnë” në Ottawa. Veprimi solidarizues i kryeministrit kanadez erdhi pas një deklarate që dha një ditë më parë se ai do të merrte pjesë në protestë. Ai mbërriti në ndërtesën e parlamentit duke vendosur edhe një maskë të zezë i rrethuar nga rojet qeveritare.

Kryeministri kanadez nuk ka dhënë asnjë fjalim, pavarësisht se ai ka duartrokitur dhe ka tundur kokën së bashku me disa folës të tjerë në manifestim. Në një moment ai ka bërtitur “Amen” së bashku me protestues të tjerë pasi njëri nga ata që mbajtën fjalën ka folur për dashurinë dhe drejtësinë.

Disa nga protestuesit kanë bërtitur kundër tij si mbështetës të shumtë të presidentit amerikan Donald Trump. Edhe pse pjesa më e madhe e manifestuesve kanë qenë mbështetës ndaj manifestuesve në SHBA, ka patur shumë mbështetje edhe nga drejtues të njohur të vendeve të ndryshme të botës me sloganin “Jetët e zeza vlejnë”.

Ditën e hënë, lideri kanadez ka ndaluar për gati 20 sekonda teksa është pyetur për presidentin dhe ndihej jo fort në qejf përpara se të përgjigjej. Protesta e së premtes u organiza nga “Jo paqe pa drejtësi” si pjesë e protesëts kundër racizmit sistematik dhe dhunës policore në të gjithë botën ndaj vdekjes së George Floyd në Minneapolis.

Stacioni i Policisë në Ottawav, i ka drejtuar televizionit kanadez në një deklaratë se marshimi është paqësor. “Ne respektojmë të drejtën e banorëve dhe pjestarëve të komunitetit për të folur atë që ata shohin si të padrejtë dhe ne e kuptojmë shumë thellë ndjenjën dhe inatin e tyre”, ka deklaruar policia. “Roli ynë është t’u japim një vend të qetë për ata që duan të vajtonë dhe të ndihen pranë viktimës”.

Shërbimi Publik Shëndetësor i kryeqytetit u ka kërkuar pjesmarrësve të lajnë duart, të pastrojnë objektet e tyre dhe të lajnë robat, si kërkesë për të minimizuar përhapjen e koronavirusit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet