Kryetari i parlamentit britanik shtrihet në sallë, shpërthen deputetja

Debati për Brexit, dhe pse një prej çështjeve më të rëndësishme në Britani për momentin, ka qenë i mërzitshëm për kryeparlamentarin Jacob Rees-Mogg, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të kohës i shtrirë në karriget e sallës. Kjo nuk është kapërdirë nga të gjithë parlamentarët: "Gjuha e trupit tuaj shfaq përçmim për sallën dhe të pranishmit", ka komentuar kryetarja e partisë së të gjelbërve Caroline Lucas, e cila ka nënvizuar se Rees-Mogg kishte zënë dhe tre karrige në mënyrë përçmuese, ndërsa parlamentarët e tjerë i ulërinin që të rrinte ulur dhe jo shtrirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet