Ramzan Kadyrov

'Kush do të shkelë karantinën do të vritet'. Lideri çeçen Kadyrov merr vendimin ekstrem

“Gjithëkush që dhunon dhe thyen rregullat e karantinës dhe tenton të infektojë të tjerët, do të dënohet me vdekje”, ka deklaruar lideri i republikes çeçene. Ramzan Kadyrov, ka dhënë deklaratën qeveritare gjatë një takimi me qeverinë e republikës, pasi republika me pjesën më të madhe të banorëve muslimanë, ka publikuar edhe tre të infektuarit e parë me koronavirus. Ai deklaroi se njëri nga banorët e Çeçenisë është deklaruar pozitiv pas kthimit nga Meka dhe ai person nuk e kreu karantinën.

“Nëse ju më pyesni mua, kush e krijoi këtë problem për vendin duhet të vritet. Jo vetëm që ai person sëmuret, por edhe familja, vëllezërit, motrat dhe fqinjët e tij”, ka deklaruar agjencia e lajmeve rajonale sipas deklaratës së Kadyrov. Ai ka shtuar se “ata që përhapin informacione të rreme në lidhje me koronavirusin do të dënohen me mosmarrjen e shërbimeve publike”.

Kadyrov ka urdhëruar një ditë më parë të gjitha restorantet, kafenetë dhe zonat e populluara të Çeçenisë, të mbyllen në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit. Në fillim të këtij muaji, Kadyrov ka përgënjeshtruar frikën mbi koronavirusin, duke u kërkuar banorëve të pijnë më shumë ujë me limon dhe mjaltë për të forcuar sistemin imunitar si dhe të hanë sa më shumë hudhra për pastrimin e gjakut.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet