Kush është 'PACIENTI ZERO' i cili përhapi epideminë e Covid-19? Kina në kërkim të tij

Tre muaj pas rastit të parë të njohur me Covid-19, vazhdon të ngelet pa përgjigje pyetja se “kush është pacienti 0”, apo “nga erdhi ai?”. I njohur edhe me emrin “rasti X”, pacienti zero i referohet njeriut të parë të infektuar me koronavirus. Që nga e mërkura, Covid-19 është përhapur në 196 raste, duke vrarë mbi 160 mijë njerëz në të gjithë botën.

Duke arritur të gjendet pacienti zero, mund të kuptohet edhe çelësi i novelës së virusit përtej krizës globale dhe se si kurba vazhdoi infektimin. Por në disa vende të goditura fort, askush nuk e di se “si virusi shkoi atje apo kush u kontaktua për herë të parë me të”.

Kërkimi i “pacientit zero” në të gjitha vendet e prekura ka provuar një “forcë prej herkuli”. Kjo edhe për shkak të periudhës së gjatë të qëndrimit në karantinë dhe transmetimit me anë të frymës të Covid-19. Personat e infektuar të cilët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë mund të kalojnë përmes ekraneve në portet dhe pikat e hyrje-daljeve të padiktuar duke infektuar të tjerët pa e patur aspak idenë, duke bërë qarkullimin e infektimit të vështirë për t’u kapur në shumë raste.

Rasti i parë i regjistruar, i cili më pas do të identifikohej si “novel coronavirus” u gjet në Kinë, pikërisht në qytetin e Wuhanit më 8 Dhjetor të vitit të kaluar. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti fillimisht si “pneumonia e shkaktuar nga asgjë e ditur deri tani” më 31 Dhjetor, kur edhe zyrtarë të shëndetësisë në Wuhan konfirmuar edhe 27 raste të lidhura me dyqanin e shitjes së produkteve të detit.

Çdo kërkim sugjeronte se virusi erdhi nga lakuriqi i natës, ndërkohë studime të tjera u përqëndruan tek ideja se “virusi mund të ketë kaluar nga kafsha tek njeriu”. Hipoteza e pranuar më së tepërmi është se shpërthimi nisi tek marketi i produkteve të peshkut dhe se virusi mund të jetë transmetuar nga kafsha tek njeriu përpara se të kalonte nga njeriu tek njeriu.

Megjithatë, sipas një studimi nga specialistët kinezë të publikuar tek “The Lancet” më 24 Janar, deklarohet se “simptomat e paraqitura tek pacienti i parë janë shfaqur më 1 Dhjetor dhe se nuk kanë lidhje me dyqanin e përfolur”. Është ende e paqartë nëse “Wuhani është pika 0 ku shpërtheu koronavirusi apo vend tjetër i cili mund të ketë ardhur atje i infektuar”.

Epidemiologjisti më i njohur kinez Zhong Nanshan, prej disa kohësh në konferenca shtypi ka deklaruar se “nuk ka asnjë të dhënë dhe evidencë konkrete e cila të tregojë pakundërshtueshmërisht se Covid-19 e ka origjinën nga Wuhani”.

Në muajin Mars, Italia u bë epiqendra e re e koronavirusit. Ishte njëri nga vendet e para që ndaloi fluturimet nga Kina në fund të janarit, pasi dy turistë kinezë ishin shfaqur pozitivë me koronavirus në Romë. Por disa ekspertë tashmë besojnë se “shpërthimi i koronavirusit në Itali mund të ketë qënë disa kohë më parë se këta turistë”.

Teksa bota po përpiqet të të gjejë “pacientin zero”, të dhëna nga programet gjenetike duket se do t’u japin shkencëtarëve të gjurmojnë dhe monitorojnë pandeminë përpara se të përhapet diku tjetër. Teksa raste të reja dalin çdo ditë, duke gjetur edhe origjinën e virusit mund të informohet publiku dhe zyrtarët e mjekësisë për vendimin se ku mund të fokusohen resurset e shpërthimit dikund tjetër.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet