Largohen diplomatët amerikanë nga Wuhan. Do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë në aeroport

“Diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre të cilët do të udhëtojnë me një avion charter nga Wuhani, do të detyrohen të futen në karantinë nga tre deri në 2 javë në Kaliforni”, ka thënë një zyrtar. Curt Hagman, shefi i zyrës kufitare të San Bernardinos, ka theksuar se autoritet janë duke ngritur zona të posaçe me krevatë, karikues celularësh, televizorë dhe të tjera objekte të nevojshme në dhoma të izoluara në aeroportin ndërkombëtar Ontario, pasi atje të mbërrijë një grup me qytetarë amerikanë nga Wuhani.

“Ata do të izolohen që nga aeroplani. Nuk do të dalin në zonat publike të aeroportit. Nuk do të dalin madje as në zonat publike të rajonit derisa qendra e viruseve dhe e kontrollit të vendosë kur ata janë të lirë për të ikur”, ka thënë Hagman.

Menjëherë pas mbërritjes në Kaliforni, udhëtarët do të futen direkt në karantinë në pjesën përballë aeroportit jashtë terminalit publik. Hagman shton se është zgjedhur aeroporti Ontario sepse është njëri nga aeroportet e zgjedhur nga qeveria amerikane për rikthimin e diplomatëve nga Kina.

Shefi i kufirit, ka deklaruar se udhëtarët do të duhet të bëjnë edhe një kontroll tjetër në Anchorage të alaskës teksa aeroplani do të furnizohet me karburant dhe më pas sërisht në destinacionin përfundimtar. Ai nuk harron të theksojë se asnjëri nga udhëtarët nuk është diagnoztifikuar me koronavirus. “Mos kini asnjë frikë, pasi kjo është një procedurë për të cilën ne kemi kohë që jemi trajnuar”.

Nuk dihet për sa kohë diplomatët do që qëndrojnë të mbyllur në karantinë, por ata do do të jenë gati të shohin ndeshjet e futbollit amerikan brenda ambjenteve të aeroportit nëse është e domosdoshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet