Larje hesapesh mes bandave në Kopenhagen. 1 viktimë dhe dy të plagosur

Sërisht gjuajtje me armë, por këtë herë në Kopenhagen të danimarkës. Bilanci i deri tanishëm është 1 i vdekur dhe dy të plagosur. Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga policia kryeqytetase, bëhet fjalë për një “larje hesapesh” mes bandave. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes vetëm disa minuta pas hapjes së zjarrit. Gjuajtja ka ndodhur jashtë një hoteli në Norrebro. Disa prej dëshmitarëve të ngjarjes, janë dëgjuar rreth 20 gjuajtje të fuqishme me armë.

Zona ku ndodhi edhe ngjarja ka qenë e kontrolluar nga një bandë “Brothas”, në luftë kundër “Besnikëve të familjes”, LTF, të ciët janë futur brenda zonës që prej pranverës së kaluar. Sipas policisë, pjestarët e “Brothas” në veri-lindje të Nusum, kanë formuar një grup të fortë me një tjetër grup kundër bandës LTF. Spitalet ku janë çuar të plagosurit dhe viktima janë rrethuar nga policia e cila ka ndaluar tani për tani çdo hyrje-dalje.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet