Londër, alarm i rremë për pako me eksploziv në zonën financiare

Policia ka evakuar dhe kontrolluar një zonë financiare në Londër, pas sinjalizimeve se aty ndodhej një pako me lëndë shpërthyese, që më pas doli alarm i rremë. Agjentët e antiterrorit kontrolluan imtësisht zonën nga Moorgate në Liverpool Street. Dje po ashtu pati dhe dy alarme të rreme dhe Policia bllokoi disa zona në qëndër të Londrës, vend ku niveli i terrorizmit është i lartë, sidomos pas atentatit që ndodhi javën e kaluar në metro, ku mbetën të plagosur 30 vetë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet