Londër, flakë në Greenfell Tower

Një ferr i vërtetë është përhapur në Londër. Grataçela rezidenciale me 27 kate Grenfell Tower, në zonën e North Kensington është kapur në zjarr. Deri tani numërohen 30 të plagosur që janë shtruar në spital e po marrin ndihmën mjekësore. Por zjarrëfikësat kanë thënë se ka dhe viktima. Zjarri mendohet se ka rënë në katin e katërt të saj. Autoritetet për momentin hedhin poshtë tezën e ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Kryetari i bashkisë së londrës e ka quajtur këtë një "incident të rëndë" duke shtuar se po merren të gjitha masat për të shpëtuar rezidentët, të cilët numërohen rreth 500. Grataçela kishte 140 apartamente. Dëshmitarët thanë se disa persona që banonin në katet e sipërme të ndërtesës janë hedhur nga dritaret për tu shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, jo shumë larg zonës ku ndodhet dhe Nottin Hill. Grataçela ishte ndërtuar në fillim të viteve '70. Flakët nuk janë shuar ende, ndërsa qytetarët janë përfshirë në panik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet