Lufta e parë botërore në internet i përket Katalonjës. Julian Assange jep paralajmërimin

“Lufta e parë botërore në internet ka nisur në Katalonja, ku populli dhe autoritetet lokale kanë vënë në përdorim internetin për organizimin e referendumit dhe inteligjenca spanjolle ka nisur sulmin duke bllokuar lidhjet e telekomunikacionit, pallatet dhe kompanitë fotografike, ka nisur çensurimin e siteve të protokolleve”, tha Julian Assange në rrjetin social Twitter. “Ajo që po ndodh është konflikti më i madh mes popullit dhe shtetit që pas rënies së murit të Berlinit deri më tani, por tashmë me metodat VPN, proxy, chat criptate etje, mund të dalësh jashtë çensurës së internetit”, shtoi ai. Katër persona janë plagosur pasi disa të rinj kanë gjuajtur me armë zjarri gjatë natës në Manlleu. Të plagosurit ndodheshin jashtë portës së shkollës Puig Agut, si pjesë e një grupi që shoqëronin Komitetin e mbrojtjes së referendumit. Policia katalonjase u ka kërkuar pushtuesve të institucioneve të lirojnë shkollat dhe institucionet brenda ditës së nesërme deri në orën 6 të mëngjesit, por nuk do të ndërhyjë me forcë sipas medias katalonjase.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet