Luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Nisin traziarat për rajonin Nagorni-Karabakh

“Rreth orës 6 të mëngjesit (sipas orës lokale), forcat e armatosura armene i janë kundërpërgjigjur provokimit me shkallë të lartë sulmi dhe bombardime intensive me armë të kalibrit të rëndë, mortaja dhe artileri të vendosur në afërsi të fshatrave tanë në zonën e kufirit”, ka deklaruar në një komunikatë shtypi Ministri armen i Mbrojtjes. Luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e trazuar të Nagorni-Karabakut”.

Luftimet kanë nisur në agim herët, ku sipas ministrit forcat armene janë sulmuar postat ushtarake azerbajxhanase në rajonin e diskutuar, duke provokuar disa viktima dhe të plagosur, edhe pse nuk është specifikuar deri tani numri i viktimave dhe të plagosurve.

Azerbajxhani nga ana tjetër, ka deklaruar se “forcat e tij i janë përgjigjur sulmeve për shkak të provokimeve të armikut në mënyrë për të siguruar sigurinë e civilëe që jetojnë në afërsi të kufirit”. Kryeministri armen Nikol Pashinyan, ka deklaruar se “armiku ka lëshuar një sulm mbi Srtsaj”, (emri në gjuhën armene i Nagorni-Karabakut).

”Forcat e mbrojtjes kanë rezistuar me sukses të madh ndaj sulmit”, ka shtuar më tej Pashinyan. “Ministri i Mbrojtjes ka siguruar armenët se forcat e vendit kanë rrëzuar dy helikopterë dhe tre drone azerbajxhanase në rajon dhe se luftimet po vazhdojnë ende”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë Shusan Stepanian.

Nga ana e tij, zëdhënësi i rajonit të deklaruar “vetë republikë”, Bargam Pogosian, ka deklaruar se kryeqyteti dhe qyetet të tjera të rajonit i janë përgjigjur sulmit duke i kërkuar popullsisë të largohet për momentin për shkak të luftimeve.

 

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet