Macron-Trump bisedë telefonike

Shtëpia e bardhë bëri të ditur sot se Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron patën një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për "rritjen e bashkëpunimit mes vendeve në përballimin e krizës në Siri e Irak si dhe neutralizimin e ndikimit iranin". Një tjetër temë ishte ajo për gjetjen e një zgjidhjeje politike në Libi dhe luftimin e aktiviteteve terroriste në rajonin Shael të Afrikës. Në vëmendje dhe Venezuela. Krerët u shprehën dakord se regjimi i Maduro-s duhet të rivendosë të drejtat për popullin e tij. U fol gjithashtu dhe për interesat e përbashkëta në Korenë e veriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet